Von Cramon: Propozimi gjermano-francez i pranueshëm për të dy palët!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është një kompromis i pranueshëm për dy palët. Ajo theksoi se në kuadër të kësaj marrëveshjeje duhet të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njofton Diaspora Today.

Sipas saj, propozimi franko-gjerman, është shumë i afërt me atë çka dëshiron Kosova. Ndërkohë, Von Cramon, konsideron se Kosova meriton liberalizimin e vizave, dhe shton se edhe për të është e paqartë ideja për përfshirjen e Kosovës në sistemin ETIAS.

Cani Travel

Megjithatë, ajo kërkon nga Këshilli i ministrave që në mbledhjen e radhës në muajin nëntor të japë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.