Vritet një polic në Serbi

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq njoftoi se sot ndodhi një incident, ku u vra një polic serb dhe tjetri u plagos.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikëkalimin kufitar në Lloznicë të Serbisë pranë kufirit me Bosnjë e Hercegovinën, policia ndaloi për kontroll një veturë të markës “Mercedes”, brenda të cilës gjendeshin dy persona. Me këtë rast ndodhi një përplasje e përgjakshme. ku sulmuesi doli nga vetura dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të policëve rrugor.

Cani Travel

Sipas mediave serbe, personi, i cili po kërkohet për vrasjen e policit serb në Lloznicë, është i arratisuri nga burgu i Kosovës, Faton Hajrizi, i cili ka përdorur dokumentet e vëllait të tij, Artan Hajrizi.