Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Seriba dëshiron të jetë vendi i takimit midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Vuçiç rikujtoi se Trump ka njoftuar se po punonohet për organizimin e një takimi me Putinin.
„Trump mori mbështetjen më të madhe në Evropë nga Serbia gjatë periudhës zgjedhore. Putin është gjithashtu shumë i popullarizuar në Serbi”, tha ai.
Sipas Vuçiq,Serbia është e gatshme të jetë mikpritëse e takimit midis Trumpit dhe Putinit , dhe plotësisht e përgatitur të garantojë sigurinë e dy liderëve.