Vuçiq: Serbinë e presin ditë të vështira 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha dje se Serbinë e presin ditë të vështira dhe paralajmëroi se së shpejti do t`i informojë qytetarët për të gjitha sfidat që e presin.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Cani Travel

“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani”, tha presidenti serb, i cili megjithatë shprehu besimin për fitoren e Serbisë. “Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq.