Vuçiqi po i nxitë protestat e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është prononcuar para një proteste të paralajmëruar të serbëve që pritet të mbahet sot (22.12.2022) në mesditë në Rudare të Kosovës. Në një deklaratë të publikuar në Instagram, Vuçiq ka thënë se ai “do të ofrojë mbështetje serbëve dhe nuk do të fshihet pas të fuqishmeve në botë”. Presidenti i Serbisë ka kërkuar pjesëmarrje masive në këtë protestë, e cila është paralajmëruar nga organizatorët si „protesta më e madhe publike që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë.“ Presidenti serb ka deklaruar të mërkurën se barrikadat në Veriun e Kosovës do të largohen kur të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.