Bayer Leverkuseni ia doli mbrëmë të kalojë në finale të Ligës së Evropës, duke e mposhtur Romën.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, por Leverkusen triumfoi me rezultatin e përgjitshmë me 4:2.
Me duelin e fituar mbrëmë, Leverkuseni ka shënuar 49 ndeshje të pamposhtur deri më tani në të gjitha garat.
Një kontribut të madh për këtë sukes ka edhe mesfushori kosovar, Granit Xhaka.
Pas fitores së mbrëmshme, ai shprehu kënaqësinë e tij me rezultatet e ekipit.
“E bëmë prapë, por si e bëmë? Mendoj se ishte më shumë se e merituar. Nëse e shikoni të gjithë ndeshjen ne kishim shume shanse, edhe para golit që pranuam. Raste të pastërta. Por, nëse nuk shënon, pranon. Mentaliteti që treguam edhe njëherë sot ndaj një skuadre shumë të mirë, të madhe me shumë eksperiencë dhe rikthimi që bëmë na bënë shumë të lumtur. E shihni dëshirën tek ekipi. Edhe pas 1:2 në minutat shtesë ne nuk donim të ngadalësonim ndeshjen. Donim të shënonim për të vazhduar të pamposhtur. 49 ndeshje tani dhe jemi krenar për këtë”, tha Xhaka.