Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, e ka cilësuar si një veprim pozitiv largimin e tij nga Arsenali te Bayer Leverkusen verën e kaluar.
Ai u largua në verën e vitit 2023 nga Arsenali, ku ishte njëri nga lojtarët kryesorë.
Pas transferimit të futbollistit shqiptar në klubin gjerman, Bayer Leverkusen fitoi për herë të parë titullin e kampionit në Bundesligë.
Xhaka e vlerësoi pozitivisht kalimin e tij nga Arsenali te Leverkuseni, duke theksuar se me atë ka bërë “dy hapa përpara”.
“Për mua nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Sepse pata pikërisht ndjenjën, në diskutimet me trajnerin dhe me Simon Rolfes, se diçka e veçantë mund të ndodhte këtu në vitet e ardhshme”, ka thënë Xhaka për “Bild”.