Gjermania dhe Zvicra kanë përfunduar ndeshjen e mbrëmshme me rezultat 1-1 në kuadër të Grupit A në Euro 2024 dhe janë kualifikuar për fazën e ardhshme të Kampionatit Evropian të Futbollit.
Zvicra kalon tutje si e dyta e grupit me 5 pikë, ndërsa Gjermania si e para me 7 pikë.
UEFA ka zgjedhur lojtarin e ndeshjes së mbrëmshme, e ky është mesfushori fantastik dhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhakën.
„Xhaka me sa duket ka qenë kudo sonte. Nga ndihma për të çuar topin përpara deri tek mbrojtja dhe sigurimi që harkimet e Gjermanisë të mos hyjnë në zonë. Kapiteni ka qenë edhe një herë një nga figurat më të spikatura”, shkruante UEFA në faqen e tyre zyrtare gjatë ndeshjes.
Kjo është hera e dytë që Granit Xhaka e fiton këtë çmimin në Euro 2024. Ai u zgjodh lojtar i ndeshjes edhe në duelin me Hungarinë, kur Zvicra shënoi një fitore me rezultat 3-1.