Sipas faqes Data MB, futbollisti Granit Xhaka është në mesin e 5 mesfushorëve më të kompletuar gjatë këtij sezoni në Evropë.
Kapiteni i kombëtarës së Zvicrës, pozicionohet në vendin e katërt, duke lënë prapa emra si Rodri e Toni Kroos që janë gjithashtu pjesë e kësaj liste të ‘ngushtë’.
Verën e kaluar, Xhaka kaloi nga Arsenali tek Bayer Leverkuseni.Ai është pothuajse i pazëvendësueshëm në formacionin e trajnerit të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso.
“Granit Xhaka renditet i 4-ti në top 10-shën e mesfushorëve më të mirë në Evropë. Vazhdo të më bësh krenar!”, tha Alonso.
Kapiteni i Zvicrës, i ka zhvilluar 23 ndeshje me Leverkusenin në këtë sezon, ndërsa e ka bërë një asistim.