Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, është shpallë ditë më parë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. “Në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të
UNESCO-s që po zhvillohet në Marok u vendos që xhubleta të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, ka njoftuar Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Xhubleta është veshje tradicionale e grave në Shqipërinë Veriore, Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Ajo cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika të prerjes e qepjes, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.