Në Zagreb të Kroacisë u shfaq filmi dokumentar „Kampi i Ferrit“, i cili i kushtohet simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaqit dhe ish të burgosurve tjerë politikë shqiptare, të cilët me vite kanë vuajtur në burgun e Stara Gradishkës.
Dokumentari „Kampi i Ferrit“u shfaq në 88 vjetorin e lindjes së Demaqit, në kuadër të aktiviteteve që shënuan javën e Kosovës, në Kinemanë „Urania“ në Zagreb, njoftojnë mediat e Kosovës.
Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie vlerësuan se projekte të tilla duhet të arkivohen dhe të mbesin si dëshmi për gjeneratat e reja.
Kjo ceremoni u organizua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb.
Dokumentari filmik “Kampi I Ferrit” pasqyron vuatjtet e ish të burgosurve politik shqiptarë e kroatë të denuar nga pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav.
Protagonisti qëndror i këtij dokumentari është simboli I rezistences kombëtare, Adem Demaqi, i cili në Stara Gradishkë ka vuajtur plot 15 vjet burg.
Ky dokumentar është prodhim i RTK-së me autor Valon Bajramin.