Ditë më parë, në Zagreb të Kroacisë u hap Qendra Kulturore Shqiptare.
Në kryeqytetin e Kroacise ekziston që një kohë të gjatë Unioni i Shqiptarëve ne Kroaci, e tani komunitet shqiptar ka edhe qendrën e vet kulturore.
Në këtë ceremoni të hapjes morën pjesë Ministri i Drejtësisë në qeverinë kroate, Ivan Malenica si i dërguar i Kryeministrit, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Perlaskaj, ministrja e turizmit znj. Nikolina Brnjac, si dhe tre ambasadoret shqiptarë të akredituar në Kroaci.
Kryetari i Unionit Shqiptar, Esad Çollaku foli për rëndësinë që do të ketë ky objekt, ky tempull i kulturës shqiptare për gjenerata të ardhshme.
Deputetja shqiptare, Ermina Lekaj Perlaskaj tha se deri me tani janë blerë dhe janë pronë shqiptare 8 shtëpi të kulturës, por kjo në Zagreb është e veçantë, se këtu si pakicë e integruar por jo e asimiluar do të na jepet mundësi për integrim sa më cilësor në shoqërinë kroate.
Me rastin e hapjes së Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Zagreb u organizua edhe një program i pasur kulturor me këngë dhe valle shqiptare në interpretimin e shoqatës „Shkëndija“ dhe „Ansamblit Prishtina“.