Zelensky vjen në Tiranë

Më 28 dhe 29 shkurt në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Siç pritet, lideri ukrainas do të mbërrijë në Tiranë në mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa ditën e ardhshme, do të marrë pjesë në samitin ku do të jenë të pranishëm edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.

Cani Travel

Samiti në Tiranë mbahet vetëm disa ditë pas dyvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë, Zelensky do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët më të lartë të shtetit.