Zgjedhjet lokale në Serbi: Partia e Vuçiqit shpall fitoren gati në të gjitha qytetet

Partia Progresive Serbe (SNS) shpalli fitoren në 85 nga 89 komuna, ku janë mbajtur dje zgjedhjet lokale.

Ndërsa SNS në pushtet pretendon se votimi u zhvillua pa asnjë problem, opozita dhe vëzhguesit pohojnë se në procesin zgjedhor ka pasur shumë parregullsi.

Cani Travel

Partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka fituar edhe në Beograd, ku u përsëriten zgjedhjet, sepse në votimet që u mbajtën në tetor nuk kishte fitues të qartë.