Zgjedhjet në Britani: Fitore bindëse e laburistëve

Partia Laburiste fitoi bindshëm në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Britaninë e Madhe. Partia Konservatore në pushtet pësoi një humbje të madhe dhe tani do të largohet nga pushteti pas 14 viteve të qeverisjes.

Elektorati britanik tregoi në zgjedhje se është thellësisht i zhgënjyer me qeverisjen e konservatore, dhe  kryeministrin, Rishi Sunaku.

Cani Travel

Siç pritet, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të jetë Keir Starmer i Partisë Laburiste, i cili i është drejtuar turmave në qendër të Londrës pas fitores historike në zgjedhjet parlamentare.

Me një entuziazëm të dukshëm, Starmer deklaroi se “ndryshimi fillon tani”, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në fitoren e laburistëve.

Siç pritet, Starmer me laburistët e tij do të ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.