Zgjedhjet në Gjermani: Unioni CDU/CSU fitoi numrin më të madh të votave

Unioni CDU/CSU me kandidatin e tyre për kancelar, Friedrih Merz, fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare në Gjermani. Sipas rezultateve preliminare, ata fituan 29 për qind të votave të qytetarëve.

Socialdemokratët, SPD, kanë shënuar një rënie të madhe, duke fituar vetëm 16 për qind të votave. Partia e dytë më e fuqishme në parlament do të jetë Alternative për Gjermanine, AfD, e cila fitoi 19.5 për qind.

Cani Travel

Të Gjelbrit kanë fituar 13.5 për qind, kurse majtistët 8.5 për qind. 

Këto janë vetëm rezultatet preliminare nga zgjedhjet e sotme në Gjermani, pra ende mund të ketë ndryshime.

Interesimi i qytetarëve për të votuar ishte shumë i madh, pjesëmarrja e votuesve ishte 84 për qind. Kjo është  pjesëmarrja më e lartë të votuesve që nga viti 1990, pra që nga ribashkimi i Gjermanisë.