Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të zgjerohet.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se nga tetë porta që ishin deri më tani, aerporti do t’i ketë gjithsej 12 porta, me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 200 m2.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet. Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre.
Këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim. Tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit”, ka shkruar Bislimi.