Zvicër: Ndalohet mbulimi i fytyrës në hapësirat publike

Prej 1 janari 2025, në Zvicër hyri në fuqi vendimi mbi ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësirat publike, që në opinion është quajtur si “ndalimi i burkës”. Ata që shkelin këtë rregull do të denohen me një gjobë deri në 1.000 franga zvicerane. 

Vendimi është marrë në referendumin e vitit 2021,  kur 51.2% ishin për ndalimin e mbulimit të fytyrës. Ligji u miratua nga dhoma e lartë e parlamentit (Nationalrat) me një shumicë dërrmuese prej 151 votash pro dhe 29 kundër, 

Cani Travel

Ky ligj është pritur me kritika nga shoqatat myslimane dhe grupet për të drejtat e njeriut si Amnesty International.

Sipas disa hulumtimeve, pak gra në Zvicër veshin vërtet burka, ndërsa më shumë mbajnë nikab. Rreth 5% e popullsisë së Zvicrës prej 8.6 milionë banorësh janë myslimanë, shumica me origjinë nga Turqia, Bosnja dhe Kosova.