Zvicra furnizoi Serbinë me teknologjinë e përgjimit të telefonave

Duke shkruar për protestat antiqeveritare në Serbi, shtypi zviceran ka zbuluar këto se Zvicra ka furnizuar pushtetin autoritar të Serbisë me teknologji përgjimi të telefonave mobilë.

Në vitin 2023, autoritetet zvicerane miratuan dërgimin në Serbi të të ashtuquajturave IMSI-catchers, me një vlerë prej gati dy milionë franga. Këto pajisje shumë të sofistikuara mundësojnë zbulimin e vendndodhjes, përgjimin dhe monitorimin e telefonave celularë. 

Cani Travel

Tani regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe shërbimet e tij sekrete po i keqpërdorin këto pajisje për përgjimin e studentëve dhe opozitës në protesta!