Zvicra fitoi mbrëmë në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”.
Këngëtari 25-vjeçar Nemo me këngën e tij „The Code“ fitoi votat maksimale të publikut dhe të jurive nga shumica e shteteve pjesëmarrëse. Interpretimi i tij u zgjodh më i miri në konkurrencën prej 25 përfaqësuesve të shteteve të ndryshme që performuan në finale të Eurosongut.
Vendin e dytë e fitoi Kroacia, ndërsa në të tretin u rendit Ukraina.
Pas shpalljes së fitores, Nemo tha se „shpreson që kjo garë të vazhdojë të përmbushë premtimin për të mbrojtur dinjitetin dhe paqen për të gjithë njerëzit në botë“.