Zvicra ishte edhe në vitin 2023 vendi më i pasur në botë. Sipas Raportit të ri të UBS Global Wealth 2024, Zvicra ruajti pozicionin e saj të parë edhe në vitin e kaluar sa i përket pasurisë së akumuluar nga çdo i rritur.
Studimi tregon se pasuria mesatare për të rritur në Zvicër arrin në 709,612 USD (638,157 franga), që është mjaft më e lartë se mesatarja për frymë në Luksemburg (607,524 USD) që është në vendin e dytë dhe Hong-Kong (582 USD) –në vendin e tretë.