Në statistikat zyrtare thuhet se Zvicra është vendi i cili aktualisht ka rrogat mesatare më të larta në Evropë. Kështu thuhet në raportin e Zyrës Federale të Statistikave, të publikuar mbi të dhënat nga marsi i vitit 2022.
Sipas këtyre të dhënave, rroga mesatare bruto në Zvicër është 6.555 franga, që është niveli më i lartë në Evropë. Si pagë e ulët në Zvicër konsiderohet paga mesatare prej 4.443 franga dhe këtë rrogë marrin rreth 10 për qind të punonjësve atje.
Ndërsa pagat më të larta janë në sektorin e financave, me 10.211 franga në muaj. Pasojnë punonjësit në sektorin farmaceutik (10.040 franga) dhe ata në IT me 9.200 franga, bën të ditur Diaspora Today.
Ndërsa më së paku fitohet në hoteleri me 4.479 franga dhe në tregti me pakicë 4.997 franga në muaj.
Megjithatë rrogat më të vogla janë në sektorin e shërbimeve personale, siç quhen parukierët dhe shërbimet e tjera, të cilët fitojnë mesatarisht 4.211 franga në muaj.