Zyrtarët e Serbisë njoftuan dje se „një person me emrin Milosh Zhujoviq, i cili është konvertuar në fenë islame dhe ka marrë emrin Salahudin, „ka sulmuar një polic para ambasadës së Izraelit dhe e ka plagosur me shigjetë. Polici është përgjigjur me armë dhe e ka vrarë sulmuesit“.
Siç bëhet e ditur, polici është operuar dhe është në gjendje stabile.
Qeveria serbe ka shpallë gjendjen më të lartë të rrezikut nga terrorizmi dhe menjëherë ka nisur bastisjet e shumta në dhjetëra vende të ndryshme në Serbi, të cilat po vazhdojnë akoma. Bastisje ka pasur edhe në Novi Pazar dhe vende të tjera të Sanxhakut, por edhe më gjërë. Ministri i Brendshëm i Serbisë Daçiq thotë se fjala është për grupe të ndryshme të vehabive, tek të cilët janë gjetur edhe flamuj të shtetit islamik. Aksionet e bastisjeve po vazhdojnë, ka edhe disa të arrestuar, janë gjetur armë, thotë Daçiq.
Po ashtu, në Serbi është shpallur aktualisht gjendja më e lartë e mbrojtjes nga terrorizmi, kur vlejnë edhe rregulla të veçanta të kontrollit dhe bastisjeve.