11 prodhues shqiptarë prezantohen në panairin „Slow Food“ në Gjermani

Produktet shqiptare po prezantohen gjatë viteve të fundit me shumë sukses në panaire të ndryshme në Evropë. Edhe në panairin e sivjetmë “Slow Food” 2023 në Shtutgart marrin pjesë 11 prodhues shqiptarë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila ka publikuar dhe foto nga mbërritja e prodhuesve shqiptarë në këtë panair.

“Sapo mbërritëm në Stuttgart, Gjermani, së bashku me 11 prodhues anëtarë të lëvizjes Slow Food në Panairin “Slow Food” 2023. I bashkohem me kënaqësi këtij grupimi promovues të eksportojmë ushqimin si pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve tona më të thella të Shqipërisë”, shkruan Krifca.

Cani Travel

Panairi Slow Food në Shtutgart mbahet nga 13 deri më 16.04.2023.