Mos fleni më pak se pesë orë
Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është „sasia e artë ditore e gjumit“, por kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin.
Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë më i shkurtër se pesë orë mund të rrisë rrezikun për një mori problemesh kronike shëndetësore.
Studimi i PLoS Medicine zbuloi se personat në moshat rreth 50 vjeç, që flinin pesë orë ose më pak, kanë një rrezik 30% më të madh për sëmundje të ndryshme, sesa ata që flinin shtatë orë.
Sasia ideale e gjumit
Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është „sasia e artë ditore gjumit“ të nevojshëm, por në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë gjumë.
Sipas një studimi të një ekipi nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit sasia ideale e gjumit mund të jetë shtatë orë gjumë. Studiuesi thonë se shtatë orë gjumë është koha më ideale për shëndetin mendor, por kjo çështje me siguri që do të hulumtohet shumë edhe në të ardhmen.