Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) pohon se kohët e fundit janë shtuar aktivitetet e shërbimeve të huaja në Gjermani. Presidentja e MAD, Martina Rosenberg, paralajmëro thotë se skenarët e kërcënimit për ushtrinë gjermane, Bundeswehr, janë të ndryshëm.
„Shërbimet sekrete të kontrolluara nga shtete kundërshtare përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të marrë informacione, për të ushtruar ndikim dhe për të ndjekur interesat e vendit të tyre”, tha Rosenberg, njofton DW.
Aktitetet e spiunëve të huaj dhe shërbimeve janë shtuar në veçanti pas sulmit rus ndaj Ukrainës dhe ndryshimit të situatës në Evropë. Ndaj mbrojtja kundër spiunazhit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. MAD ka regjistruar „anomali dhe përpjekje të shumta për spiunazh“.
Në peridhën shtator-tetor janë vërejtur fluturime të përsëritura me dron mbi zonat ushtarake të Bundeswehr-it dhe mbi qendrat ku ushtarët ukrainas stërvitjen për të përdorur armatime perëndimore. Qëllimi i këtyre fluturimeve ende nuk është sqaruar. Por ekspertët thonë se aktivitetet e spiunazhit janë rritur ndjeshëm dhe janë edhe më të shpeshta se në kohën e Luftës së Ftohtë. Kjo edhe për shkak se interneti dhe rrjetet sociale përbëjnë pika të reja sulmi.
Rosenberg pohon se aktivitetet e shërbimeve të huaja të spiunazhit kundër ushtrisë gjermane janë qenë të larta edhe para 24 shkurtit 2022, përpara agresionit të Rusisë në Ukrainë. Por së fundi aktivitetet janë shtuar.
Qëllimi i shërbimit MAD është të zbulojë me kohë dhe të shmangë çdo aktivitet spiunazhi, veçanërisht të shërbimeve sekrete ruse dhe kineze. Për këtë MAD-i bashkëpunon me autoritetet partnere kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në Gjermani ka tri shërbime sekrete – krahas Entit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) dhe Shërbimit Sekret Federal (BND) është pra edhe MAD, i cili selinë e ka në Këln, me rreth 1400 punonjës.