Gjermania kritikon Zvicrën – „po shkel Shengenin“

„Ne lejojmë zyrtarisht udhëtimin e mëtutjeshë”. Kështu shprehen për gazetën e njohur zvicrane “NZZ am Sonntag” burime nga policia e kantonit St. Gallen në Zvicër. E pikërisht kjo praktikë, ka shkaktuar kritika në Gjermani, sepse refugjatët që po kalojnë nga Zvicra po vijnë në Gjermani. Sipas burimeve të informuara mirë, rreth 1000 refugjatë arrijnë çdo javë në kufirin mes Zvicrës dhe Austrisë në Buchs – kryesisht të rinj afganë që nuk aplikojnë për azil, por ata duan të kalojnë përmes Zvicrës dhe të shkojnë në Francë ose Gjermani.

Kjo praktikë ka shaktuar kritika të ashpra nga Gjermania: “Nëse këto raporte janë të sakta, Zvicra thjesht po i lejon ata të kalojnë” citohet në gazetë Andrea Lindholz, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag. Për këto mosmarrëveshje në relacionin Gjermani-Zvicër shkruajnë edhe mediat gjermane, Zeit Online dhe disa të tjera.

“Egoizmi kombëtar (i Zvicrës) po dëmton zonën Shengen”. Ndërsa një zëdhënës i Zyrës Federale Gjermane për Migracionin (BAMF) pohon se kjo paraqet edhe shkelje të Marrëveshjes së Dublinit, sepse azilkërkuesit duhet të presin atje ku janë regjistruar, deri në përgjigjen nëse do të marrin status refugjati apo jo. Lindholz pohon se Zvicra duhet të përmbushë detyrimet e saj si anëtare e zonës Shengen dhe të ndërmarrë veprime kundër migrimit të paligjshëm.

Cani Travel

Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) kundërshton kritikat nga Gjermania. Sipas SEM, as Marrëveshja e Dublinit dhe as ligjet e tjera nuk janë duke u shkelur në këtë mënyrë. SEM nuk sheh bazë ligjore për ndalimin e njerëzve me shpjegimin se edhe përpara se të përfundojë një procedurë e Dublinit, refugjatët kanë udhëtuar më tutje. “Procedura e Dublinit nuk mund të kryhet për njerëzit që nuk janë më të pranishëm këtu”, thotë zëdhënësi i Sekretariatit Shtetëror për Migracion. Por pala gjermane pohon se ata nuk është dashur të lejohen të vazhdojnë rrugën!