Inflacioni shqetësimi më i madh i gjermanëve

Rritja e çmimeve në pothuajse të gjithë sektorët është shqetësimi dhe problemi më i madh i  qytetarëve në Gjermani. Ky është rezultati i një sondazhi të konsulencës së menaxhimit McKinsey që është publikuar këto ditë. “As lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike dhe koronavirusi nuk ishin aq shqetësuese sa rritja e kostos së jetesës”, thotë eksperti i konsulencës së menaxhimit “McKinsey”, Marcus Jacob.

Inflacioni në Gjermani në tetor ka qenë 10,4 %, ndërsa në shtator ishte 10%. Rreth 57% qytetarë nga 1000 të anketuar thanë se shqetësimi i tyre më i madh për momentin ishte inflacioni. Më shumë se dy të tretat e të anketuarve, në sondazhin e kryer midis 23 shtatorit dhe 2 tetorit, thanë se prisnin që çmimet të vazhdonin të rriteshin. Ndërsa, vetëm 18% e të anketuarve e përmenden luftën në Ukrainë si shqetësimin e tyre më të madh, 6% ishin të shqetësuar për shkak të ndryshimeve klimatike dhe 3% për pandeminë e Covid-19. Sipas Jacob, më shumë se një e treta e konsumatorëve tashmë duhet të kufizojnë konsumin e produkteve jothelbësore. Më shumë se gjysma e tyre nuk mund të kursejnë më. 

Cani Travel