5.1 milionë turistë vizituan Shqipërinë për 7 muaj

Gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti mbi 5.1 milionë vizitorë vizituan Shqipërinë, bëri të ditur Ministria e Turizmit e Shqipërisë.

Sipas ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, vetëm gjatë muajit korrik, Shqipërinë e vizituan mbi 1.7 milionë turistë të huaj.

Cani Travel

Përveç turistëve nga Kosova, të cilët e mbajnë vendin e parë, gjatë 7 muajve, turistë të shumtë kanë qenë nga Spanja, ku numri i tyre është dyfishuar.

Sivjet është rritur edhe numri i vizitorëve nga Turqia, Mali i Zi, Franca, Italia dhe Ukraina.