Kosovë: Thirrje për projekte investuese të diasporës

Caritasi Zviceran në Kosovë ka pubikuar një thirje për aplikim për „Projektet Investuese të Diasporës“.

Siç bëhet e ditur, qëllimi i thirrjes është nxitja e partneriteteve biznesore midis bizneseve apo investitoreve nga diaspora dhe bizneseve vendore ose promovimi i themelimit të përfaqësive të kompanive të diasporës në nivel vendi.

Cani Travel

Për projektet biznesore inovative dhe të qëndrueshme, Caritasi Zviceran do të ofrojë një grant të pakthyeshëm të përputhjes, thuhet në njoftimin e kësaj organinizate. Granti do të jepet në formë të bashkëfinancimit.

Thirrja do të jetë e hapur deri me 22 shtator 2023.