Mësimi i gjermanishtes online

Mësimi i gjermanishtes mund të jetë shumë i vështirë për shumë njerëz. Përveç kësaj, kurset në klasë janë shpesh shumë të shtrenjta. Në këtë artikull do t’ju prezantojmë disa opsione si mund të mësoni gjermanisht (me çmim të ulët) në internet. 

Ne do t’i ndajmë këto kurse në në ato me dhe pa certifikata. Ne po e bëjmë këtë sepse, për shembull, ju mund të merrni një kurs online që është dukshëm më i lirë se një kurs normal dhe pastaj nëse mendoni se keni arritur një nivel të caktuar gjuhësor, mund të bëni veçmas një kurs tjetër për të marrë certifikatën në Institutin Goethe.

Cani Travel

Kurse me certifikatë

SGD 

SGD është një shkollë me mësim në distancë nga Darmstadt. Ajo ofron shumë kurse dhe studime që mund të bëhen plotësisht online, duke përfshirë një kurs të gjermanishtes me një certifikatë tel B1. Kjo certifikatë pranohet në Gjermani. Ky kurs zgjat 9 muaj dhe pas përfundimit të suksesshëm do të merrni një certifikatë për gjuhën gjermane me nivelin B1. Mirëpo, ky kurs është dukshëm më i shtrenjtë sesa kurset e lartpërmendura pa certifikatë.

Ekziston edhe mundësia që së pari të testoni kursin dhe t’ju dërgohet një paketë informacioni falas. Në këtë paketë gjenden të gjitha informacionet në lidhje me kursin dhe do të merrni një kapitull, të cilin mund ta shikoni falas. Për të marrë paketën me informacione, duhet vetëm të plotësoni formularin me emrin tuaj, adresën dhe detajet e tjera të kontaktit.

Nëse ju pëlqen kursi dhe përmbajtja e paketës së informacionit, mund të porositni kursin dhe të regjistroheni. Kostot janë rreth 135 € në muaj për 9 muaj. Pra, tërë kursi me certifikatë B1 kushton rreth 1215 €.

Kurset e gjermanishtes online pa certifikatë

Skillshare

Në Skillshare keni mundësi të bëni jo vetëm kurse të gjuhës gjermane, por edhe kurse që kanë të bëjnë me tema të ndryshme, duke filluar nga mësimi i gjuhëve deri tek marketingu digjital dhe programimi. Kurset gjermane që ofrohen këtu janë veçanërisht të përshtatshme për fillestarët që nuk kanë aq shumë përvojë me gjuhën gjermane.

Gjëja e mirë tek Skillshare është se keni qasje të pakufizuar në të gjitha kurset, me një kosto mujore prej vetëm 10 € në muaj. Ka vërtet shumë kurse të gjuhës gjermane që ofrohen këtu.

Tani mund ta provoni programin madje 7 ditë falas. Kjo do të thotë se ju mund të filloni kursin tuaj të gjuhës gjermane dhe të regjistroheni falas.

Përveç kësaj, ju mund ta anuloni pajtimin tuaj në çdo kohë dhe nuk jeni të obliguar të vazhdoni kursin.

Deutsche Welle 

Deutsche Welle ofron kursin e vet të gjuhës gjermane. Për dallim nga kurset e tjera, ky kurs është falas. Kjo ofertë është e ndarë në kapituj dhe kategori të ndryshme, kështu që mund të ushtroni drejtpërdrejt temat me të cilat keni probleme. Ju gjithashtu mund të zgjidhni midis niveleve të ndryshme (nga A1 deri në C2).

Natyrisht, ekziston edhe mundësia për të ndjekur kurse në klasë, si për shembull kurse të Institutit Goethe. Me këtë artikull, ne kemi dashur t’ju tregojmë edhe disa mundësi të tjera ku mund të përmirësoni gjermanishten tuaj dhe të zotëroni gjuhën gjermane.