Komuniteti LGBT+ mban sot në Prishtinë “Paradën e Krenarisë”. Slogani i manifestimit të sivjetmë është „Kemi qenë dhe do të jemi“.
Tubimi fillon në orën 17:30 në Sheshin “Skënderbeu”, është planifikuar një shëtitje drejt Katedralës, e cila do të përfundojë tek Biblioteka Kombëtare.
Kjo paradë është pjesë e “Javës së Krenarisë” e cila ka nisur më 3 qershor.
Ky është viti i tetë që në Kosovë organizohet Java e Krenarisë.