Dje, më 26 dhjetor, përfundoi regjistrimi i mërgimtarëve për votime në zgjedhjet e Kosovës që mbahen më 9 shkurt 2025.
„Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është: 90,860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është: 18,244“, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Velezi shtoi se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte.