Filloi vala e gripit në GjermanI

Në Gjermani ka filluar epidemia e gripit, bëri të ditur Instituti Robert Koch (RKI), duke shtuar se deri tani kanë vdekur 40 persona nga pasojat e gripit.

Cani Travel

Njoftohet gjithashtu se javët e fundit është rritur numri i personave të shtrirë së spitale me diagnozë gripi dhe me sëmundje të organeve të frymarrjes. Sipas RKI, 80 për qind e personave të vdekur nga gripi janë 60 vjeç apo më të moshuar. 

Një vaksinim vjetor kundër gripit rekomandohet për të gjithë personat mbi 60 vjeç, për gratë shtatzëna nga java e 14-të e shtatzënisë dhe për personat me sëmundje të caktuara kronike.