Në një ish zonë ushtarake në Mönchengladbach (NRW) do të ndërtohet burg i ri dëbimi për njerëzit që duhet të largohen nga Gjermania, njoftojnë mediat gjermane.
Ky është burgu i dytë i këtij lloji ne landin Renania Perëndimore Vestfalia (NRW). Deri më tani ekzistonte vetëm një burg i tillë në Büren të NRW, ku vend për 140 persona, por kjo nuk mjafton.
Për këtë arsye u vendos tani të ndërtohet edhe një burg i ri deporîtimi në Mönchengladbach. Një kriter i rëndësishëm për vendin e burgut të ri ishte afërsia e Mönchengladbach me aeroportin në Dyseldorf.