Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) se kriza me targat është tejkaluar – tani për tani.
Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për përpjekjet e Kosovës për të siguruar njohje të reja dhe kohën e tij të kaluar në burgjet serbe. I pyetur nga gazetari i njohur Michael Martens, se sipas të gjitha gjasave, kriza e targave në Kosovë është zbutur, të paktën tash për tash, ndaj cili ishte kompromisi?”, lrye,omostro Kurti tha se „marrëveshja për targat është arritur jo vetëm që të deeskalohet situata e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe që të nisin negociatat për marrëveshjen përfundimtare. Kjo marrëveshje, ka thënë kryeministri, duhet të arrihet para pranverës së vitit 2023.
“Jemi pajtuar që të mos e zbatojmë vendimin tonë për të penalizuar drejtuesit e makinave me tabela ilegale serbe, ndërsa Serbia është pajtuar që të mos lëshojë më tabela të trashëguara nga rejgimi i Millshoveiqit”, njofton Diaspora Today.
“E bëmë këtë vetëm që ta deeskalojmë situatën, por edhe të krijojmë mundësi për të nisur shpejt negociatat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto negociata duhet të përfundojnë para pranverës së vitit 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i këtij kompromisi”, ka thënë Kurti në intervistën për FAZ.