Albina Kelmendi që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2023” do të këndoj natën e dytë të gjysmëfinales që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca e saj do të jetë e 9-ta në radhë.
Festivali evropian publikoi ditë më parë listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët e gjysmëfinale, ku Shqipëria sipas shortit do performojë më 11 maj.
Në natën e parë më 9 maj do të performojnë:
Kroacia, Irlanda, Letonia, Malta, Norvegjia, Portugalia, Serbia, Azerbajxhani, Republika Çeke, Finlanda, Izraeli, Moldavia, Holanda, Suedia, Zvicra, Gjermania, Franca, Italia
Në natën e dytë më 11 maj do të performojnë:
Armenia, Belgjika, Qipron, Danimarka, Estonia, Greqia, Islanda, Rumania, Shqipëria, Australia, Austria, Gjeorgjia, Lituania, Polonia, San Marino, Sllovenia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Ukrainë.