E përdtithmja prestigjioze amerikane ‚The New York Times’ ka zgjedhur restorantin shqiptar “Çka Ka Qëllu” si një nga 100 restorantet më të mirë në Nju Jork. Në konkurrencë ishin 27 mijë restorante nga Nju-Jorku. Pronari i lokalit është shtetasi shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukaj. Ai shprehu kënaqësinë e tij që që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në Nju-Jork.
„Në Nju-Jork ka 27.000 restorante. A e kishit menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë kur një restorant shqiptar, vetëm me ushqim autentik shqiptar, do të zgjedhej mes 100 restoranteve më të mirë“, shkruan Kukaj në një postim të tij.
Në restorantin “Çka Ka Qëllu” gatuhen vetëm ushqime tradicionale, autentike nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa në lokal ka edhe objekte tradicionale të vendeve tona të cilat pronari i ka sjellë në Amerikë.