Futbollistja e talentuar e Zvicrës, Riola Xhemaili do ta vazhdojë karrierën e saj në Gjermani. Ajo do të transferohet nga SC Freiburg në VfL Wolfsburg të Gjermanisë. Këtë e ka bërë të ditur skuadra e Wolfsburg në profilin zyrtar, duke konfirmuar se transferi të ndodhë në afatin kalimtar të verës.
20-vjeçarja Riola Xhemaili është me prejardhje nga Gjilani, dhe luan në mesfushë. Ka qenë pjesë e Basel-it si dhe është anëtare e kombëtares së Zvicrës. Klubi i ri i saj i ri Wolfsburg është skuadër shumë e suksesshme që ka fituar deri tani 2 Liga të Kampionëve, 7 Bundesliga dhe 9 Kupa të Gjermanisë.