Shumë policë dhe zjarrëfikës janë plagosur sot në një shpërthim në një ndërtesë në Ratingen të Gjermanisë, në landin Renania Veriore Vestfalia. Forcat speciale kanë hyrë në banesën e një banori dhe e arrestuan atë. Fjala është për një burrë rreth 60 vjeç, tha një zëdhënëse e policisë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një trup i pajetë. Dhjetë zjarrfikës dhe dy policë u plagosën, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.