Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë dje (11.05.2023) në përurimin e impiantit të ujërave të zeza në Komunën e Gjakovës. “Ky është impianti i tretë, që si kryeministër po e inauguroj gjatë dy vjetëve të fundit, theksoi ai. Sipas mendimit të tij, Kosova është në rrugën e duhur për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore.
Albin Kurti shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me Republikën Federale të Gjermanisë dhe Konfederatën Zvicerane, duke përmendur që për këtë projekt, Banka Zhvillimore Gjermane KfË ka kontribuuar me 6 milionë euro, Qeveria zvicerane me 7.6 milionë euro, ndërsa komuna e Gjakovës ka shtuar edhe 3.2 milionë euro.