Në më shumë se 100 shkolla të Beogradit kanë arritur sot në mëngjes (17.05.2023) kërcënime më bomba, kumtoi Ministria Serbe e Arsimit. Sipas informacioneve të para, njoftimet për mjete të vendosura shpërthyese janë dërguar në adresat elektronike të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme.
Ekipet e policisë janë në terren, nxënësit dhe punonjësit janë evakuuar.
Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit policor, ndërsa disa shkolla tashmë janë kontrolluar dhe mësimi po zhvillohet pa probleme.
Serbia u trondit në fillim të këtij muaji kur një 13 vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës në një shkollë fillore në Beograd, kurse një djalë 21-vjeçar vrau tetë persona në disa fshatra afër qytezës Mlladenovac.