Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë nesër Kosovën. Vizita vjen në kohëm e tedosjeve në veri të Kosovës. Do të jetë ky një shans i mirë që të tejkalohen mosmarrëveshjet rreth disa çështjeve me kryeministrin Albin Kurti, pasi që takimi i parë do të jetë pikërisht Rama-Kurti. Përveç gjendjes në veri ata do të trajtojnë edhe mospajtimet rreth Open Balkan dhe çështje të tjera. Më pas Rama do të ketë takime edhe me liderët e opozitës, Ramush Haradinaj (me të cilin përpara ka pasur përplasje shumë serioze), Memli Krasniqin dhe Lumir Abixhikun. Do të takojë edhe Rexhep Qosjen, por në itinerarin e tij nuk janë parashikuar takime me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetarin e Parlamentit Glauk Konjufca.