Stoltenberg bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin

Stoltenberg bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin
Stoltenberg bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin

Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar. Ambasadori rus në Serbi ka vizituar sot trupat e Serbisë të mbledhura në afërsi të kufirit me Kosovën. që ka shkaktuar edhe reagimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, e cila e ka denuar këtë akt. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka telefonuar sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Në rrjetin social “Twitter”, Stoltenberg kumtoi se me të dy ata ka biseduar për situatën në veri të Kosovës“Kam folur me Vuçiqin dhe Kurtin për nevojën e shtendosjes së gjendjes në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina e Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i KFOR-it mbetet sigurimi i një ambienti të sigurtë si dhe liria e lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg

Jens Stoltenberg@jensstoltenberg: „I spoke to @avucic of #Serbia & @albinkurti of #Kosovo about the need to de-escalate in the north of Kosovo. It’s vital both Belgrade & Pristina show restraint & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all.“

Cani Travel

Gjendja në veri është tensionuar pas dërgimit të njësive speciale të Kosovës për të përcjellë zbatimin e vendimit për reciprocitet me Serbinë, lidhur me targat e përkohshme. Serbët e veriut i kanë bllokuar rrugët atje. Ka pasur edhe incidente, por për fat, deri tani pa pasoja në njerëz. Në shumë video të publikuara janë parë serbë të mbledhur duke provokuar me këngë dhe ofendime forcën speciale të Kosovës. Në zonën janë vërejtur edhe këvizje të helikopterrëve dhe fluturakeve të Serbisë. Por njësitë speciale deri tani nuk kanë ndërhyrë në raste provokimesh.Kryeministri Kurti ka takuar sot disa nga liderët opozitarë në Kosovë dhe kanë trajtuar gjendjen. Ai ka kërkuar ndërhyrje nga bashkësia ndërkombëtare. Ndërsa Vuçiq tha se nuk do të pyet NATO-n apo Kurtin për ngritjen apo jo të avionëve në zonën kufitare. Ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Austrisë, e cila kumtoi: “Ne i dënojmë ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përçarëse dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyrë e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në Bashkimin Evropian”.