Në korrik do të ketë disa ndryshime të rëndësishme për pensionistët në Gjermani. Autoritetet kanë vendosur që të rritin pensionet për mbi 21 milionë pensionstë sa aktualisht ka në Gjermani. Pensionet në pjesët perëndimore të Gjermanisë janë rritur prej këti muaji (korrik 2023) me 4.39 për qind, ndërsa në landet lindore pensionet janë rritur me 5.86 për qind. Me këtë rritje, pensionet në pjesët perëndimore dhe ato lindore të Gjermanisë afrohen mes vete, por akoma ka disa dallime të vogla mes landeve, njofton Diaspora Today.
Qeveria synon që ky nivelizim i pensioneve të vazhdojë vitin e ardhshëm, pra në vitin 2024. Me këto ndryshime pensionet mesatare në Gjermani do të jenë pak më pak se 1300 euro bruto. Por akoma ka dallime shumë të mëdha mes pensioneve të meshkujve dhe femrave, sepse pensionet e grave janë shumë më të ulëta. Kjo ka të bëjë me faktin se gratë në të shumtën e rasteve punojnë puna që nuk paguhen shumë ose punojnë me orar të shkurtuar për shkak të obligimeve familjare.