Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, arrin sot (03.07.2023) në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Ai do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e do të zhvillojë edhe bisedime te tjera.
Siç u paralajmërua, në mbrëmje do të mbahet ceremonia e nderimit të presidentit Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”. Pas ceremonisë, pritet që presidenti Clinton të mbajë një fjalim për ta përshëndetur publikun e pranishëm.
Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë marrë një sërë masash për sigurinë e ish presidentit të Amerikës gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.