Bie inflacioni në Eurozonë, rritet në Gjermani

Inflacioni në Eurorzonë ka rënë në qershor në 5.5 për qind në krahasim me 6.1 për qind sa ishte në muajin e kaluar, njofton Zyra e Statistikave Eurostat. Kjo është norma më e ulët e inflacionit që nga fillimi i vitit 2022 dhe një rënie e konsiderueshme nga kulmi prej 10.6 për qind në tetor 2022. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se kjo është një rënie shumë e vogël për të ofruar më shumë siguri dhe lehtësim për blerësit.

Në anën tjetër, inflacioni në Gjermani është rritur në qershor në 6.4 për qind në krahasim me 6.1 për qind sa ishte në maj. Ekspertët vlerësojnë se  në vendet e tjera të BE-së, inflacioni është dukshëm më i ulët.

Cani Travel

Inlfacioni dhe recesioni po i bëjnë të pasigurt gjermanët. Për herë të parë prej tetë muajsh, në Gjermani ka rënë konsumi privat, i cili gjithmonë ka qenë shtysë e ekonomisë gjermane.

„Zhvillimi i aktual i gjendjes së konsumatorëve të sinjalizon, se konsumatorët janë shumë të pasigurt“, thotë ekonomisti Rolf Bürkl. Sipas ekspertëve shkak për këtë është vazhdimi i shtrenjtimit të produkteve në Gjermani.