Kosova arriti një fitore bindëse ndaj Zvicrës në ndeshjen e mbrëmshme të parakualifikimeve për Eurobasket 2025. Ndeshja e zhvilluar në Prizren përfundoi me rezultat 76:49 për Kosovën.
Ekipi kosovar nën drejtimin e trajnerit Rami Hadar tregoi një lojë të shëlqyer. Më i dalluari te Kosova ishte kapiteni Dardan Berisha me 20 pikë, i ndjekur nga Dominic Artis që debutoi me 19 pikë, kurse te Zvicra vetëm Toni Rocak me 12 pikë.
Ndeshja e radhës e Kosovës është me Danimarkën më 26.korrik, ndërsa nga tri ekipet në grup vetëm skuadra që fiton vendin e parë kualifikohet më tutje.