Numri i turistëve në Kosovë ka filluar të rritet viteve të fundit. Sipas Agjencisë së Statistikave, numri i turistëve në qershor të këtij viti ishte rreth 29% më i madh, krahasuar me vitin 2022, njoftojnë mediat e Kosovës.
Baki Hoti, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, thotë se edhe vitin e kaluar kemi pasur rritje të numrit të vizitorëve. Megjithatë, ai mendon se numri i turistëve mund të jetë shumë më i madh nëse Kosova bën politika më të mira për zhvillimin e turizmit.
Ndonëse me një hapësirë gjeografike jo të madhe dhe me politika jo të favorshme për zhvillimin e turizmit, falë atraksioneve e jo vetëm, numri i turistëve në Kosovë po shënon rritje viteve të fundit, thotë Baki Hoti. Ai shton se vitin e kaluar kemi pasur rritje prej rreth 25% të numrit turistëve, e një trend i tillë i rritjes po vazhdon edhe këtë vit.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, “në vitin 2022, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 460 mijë e 467, prej tyre 35,37%, ishin vendorë dhe 64,63% të jashtëm”.