Njësitë speciale to Policisë së Kosovës kanë nisur sot në mëngjes një aksion në shkallë të gjërë, ndër tjerash edhe në veri të Mitrovicës, kundër elementeve kriminale. Në veri janë futur heret forca policore me automjete të blinduara dhe është parë tym. Ende nuk dihet nëse gaz lotsjellës apo diçka tjetër.
Mediat e Kosvës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një aksion të policisë në një barnatore në Mitrovicë të Veriut. Banorët serbë të veriut kanë kundërshtuar aksionin dhe kanë bllokuar rrugën “Knez Milosh”. Janë dëgjuar edhe sirenat e alarmit nga organet paralele në veri.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në mëngjes ka filluar një aksion në shkallë të gjërë nëd disa rajone, ku përfshihet edhe Mitrovica e Veriut. E shkaku është lulftimi i kontrabandës.Sipas Policisë së Kosovës në aksion është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, e autoritetet kanë shpërndarë edhe disa fotografi të mallrave të sekuestruara.